Boundiaries

Mirë se vjen në Boundiaries, loja e parë interaktive e zhvilluar nga të rinjtë për të rinjtë , ku mësojmë rreth ndërtimit dhe ruajtjes së kufijve të shëndetshëm në marrëdhëniet sociale online dhe offline, për tu mbrojtur nga abuzimi emocional dhe fizik.

About

Boundiaries

Boundiaries, krijuar nga grupi DRITA , nuk është vetëm një lojë interaktive — është një udhëtim i ndjerë drejt historive të vërteta. Loja bazohet në podcastin “Unë Tregoj” të AWA, ku adoleshentwt ndajnë përvoja reale dhe prekëse. Çdo episod i Boundiaries është frymëzuar nga këto histori, që fatkeqësisht ndodhin shpesh në vendin tonë të vogël. Përmes lojës, ti mund të futesh në këto përvoja, të bësh zgjedhjet e tua dhe të mësosh mesazhe të rëndësishme për kufijtë, sigurinë dhe respektin. Ne duam që Boundiaries të jetë një hapësirë e sigurt dhe miqësore, ku mund të reflektosh, të kuptosh më shumë dhe të zhvillosh empati për të tjerët, por edhe për veten.

Qëllimi i Boundiaries

Imagjino të hysh për një moment në jetën e dikujt tjetër — të ndjekësh zgjedhjet, ndjenjat dhe përvojat e tyre.

🧭 Përjeto histori që të bëjnë të mendosh

Çdo episod të fton të ndalesh për një çast, të reflektosh dhe të kuptosh më thellë se si kufijtë, besimi dhe siguria formojnë marrëdhëniet njerëzore.

💬 Ku reflektimi bëhet lidhje

Nëpërmjet përvojave të personazheve, Boundiaries të ndihmon të shohësh botën nga këndvështrime të ndryshme dhe të zhvillosh ndjeshmëri ndaj të tjerëve.

🌱 Nga loja te jeta reale

Boundiaries nuk ndryshon të shkuarën, por të frymëzon të kuptosh më mirë veten dhe të tjerët — duke ndërtuar empati dhe ndërgjegjësim që vlejnë për çdo ditë.

Si funksionon loja

Futu në historinë e një personazhi, ndërvepro me zgjedhjet dhe sfidat e tij, mëso nga çdo vendim dhe zbulo në fund një mesazh edukues që të ndihmon të reflektosh dhe ta kuptosh më mirë jetën e përditshme.

Zgjidh Një Episod
Lexo Dhe Ndjeje
Bëj Zgjedhje
Mëso Nga Përvoja

Ngrirë në frikë, por jo në heshtje

Një vajzë 11-vjeçare përballet me frikën dhe guximin në një udhëtim të shkurtër me ashensor që ndryshon gjithçka

0

Puthja ime e parë

Në një mëngjes të ftohtë dimri, një vajzë 15-vjeçare humb pafajësinë e saj nga një puthje e rrëmbyer që i ndryshoi përgjithmonë perceptimin për botën.

0

Si lindi Boundiaries

Gjithçka nisi në nëntor 2024, gjatë një Bootcamp-i treditor organizuar nga AWA dhe UNDP me temën “Ndryshimi fillon me ty”.
Nga kjo përvojë lindi Boundiaries, një nga pesë idetë fituese, zhvilluar nga ekipi ynë DRITA. Projekti u frymëzua nga dëshira për të dhënë zë historive të heshtura dhe për të krijuar një hapësirë ku përdoruesit mund të mësojnë, reflektojnë dhe ndërgjegjësohen përmes një loje interaktive.

Në shkurt, ideja jonë u prezantua para një komisioni profesionistësh nga fusha të ndryshme, me synimin që koncepti të shndërrohej në realitet. Falë mbështetjes dhe përkushtimit të AWA, Boundiaries sot është një projekt i gjallë që po merr formë dhe po vazhdon të rritet.

Scroll to Top