Një lojë për ato momente

kur diçka nuk ndjehet ok.

Futu në histori të bazuara në përvoja reale të adoleshentëve në Shqipëri dhe provo si është të vendosësh kufij dhe ku të drejtohesh për ndihmë në rast rreziku.

Nuk është test. Është një lojë ku ti provon zgjedhje dhe sheh çfarë pasojash sjellin, përpara se t’i përjetosh në jetën tënde të përditshme.

Ky projekt u realizua nga AWA Albanian Woman in Audiovisual, mbështetur nga AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me fonde të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida).

🎮 Lojë story-based

Vendime & pasojat

🕹️ 15–18 vjeç

Episod 01 · Kufijtë Fizikë

Ngrirë në frikë, por jo në heshtje

Një vajzë 11 vjeçare përballet me frikën dhe guximin në një udhëtim të shkurtër me ashensor që ndryshon gjithçka.

Episod 02 · Kufijtë Online

Kërkesa që nuk duhej pranuar

Një vajzë 13-vjeçare përballet me një situatë të pakëndshme online dhe mëson sa vlejnë kufijtë personalë dhe mbështetja nga të rriturit.

Çfarë është Boundiaries?

Boundiaries është një lojë interaktive ku ti je personazhi kryesor në histori të bazuara në përvoja reale të të rinjve në Shqipëri. Nuk lexon thjesht një “rast”, por zgjedh si të veprosh brenda tij.

Në çdo episod futesh në situata që kanë të bëjnë me kufijtë personalë, presionin nga të tjerët, pëlqimin, ngacmimin apo momente kur diçka nuk të ndihet e drejtë – por nuk je i sigurt si ta emërtosh.

Ideja nuk është të të japim “përgjigjen e saktë”, por të të japim një hapësirë ku mund të provosh skenare të ndryshme dhe të shohësh çfarë ndodh, pa u gjykuar dhe pa u rrezikuar.

Pse lojë dhe jo broshurë?

  • Sepse vendimet mbahen mend më shumë kur i merr vetë, jo kur t’i tregojnë të tjerët.
  • Sepse një histori ku je ti në qendër prek më shumë se një paragraf i ftohtë informues.
  • Sepse loja mund të hapë biseda të sinqerta me miqtë, klasën, psikologen ose prindërit.

Çfarë synon Boundiaries për ty?

Që ti të ndalosh për një çast, të shohësh një situatë nga jashtë dhe të pyesësh: “Po unë, çfarë do bëja? Dhe pse?” – përpara se jeta të të vërë në të njëjtën provë.

Loja nuk është terapi, as nuk të jep diagnoza. Është thjesht një mjet që të ndihmon të:

  • Njohësh më qartë kufijtë e tu (fizikë, emocionalë, online).
  • Vëresh kur dikush shkel në hapësirën tënde pa leje.
  • Të gjesh fjalët për të kërkuar ndihmë ose për të thënë “jo”.

Qëllimi emocional

Të mos ndihesh i/e çuditshme kur diçka të shqetëson, por askush tjetër nuk po e merr seriozisht. Boundiaries të tregon se nuk je i/e vetme.

Qëllimi edukativ

Të japë mjete konkrete për të njohur shenjat e abuzimit, presionit apo manipulimit dhe për të menduar: “Çfarë mund të bëja ndryshe?”

Si funksionon loja?

Strukturuar në episode të shkurtra: 1 histori, disa zgjedhje kyçe, disa rrugë të ndryshme. Mjaftojnë 5 – 10 minuta për episod që të të lërë me diçka për të menduar.

  • Zgjedh episodin ku të duket sikur “po flet për ty” ose për dikë që njeh.
  • Lexon situatat dhe zgjedh se si reagon: konfrontohesh, hesht, kërkon ndihmë, largohesh, etj.
  • Sheh si ndryshon historia sipas zgjedhjeve të tua.
  • Në fund merr disa pyetje të shkurtra për reflektim dhe, nëse do, mund t’i diskutosh me dikë.

Provo episodin e parë

Një vajzë 11-vjeçare përballet me frikën dhe guximin në një udhëtim të shkurtër me ashensor që ndryshon gjithçka.

Kush mund ta përdorë Boundiaries?

Loja është menduar kryesisht për të rinj 15–18 vjeç, por mund të përdoret edhe në klasë, në klube rinore, apo si mjet për biseda më të hapura me të rriturit.

  • Adoleshentë që duan të kuptojnë më mirë kufijtë e tyre dhe marrëdhëniet e shëndetshme.
  • Mësues & psikologë shkollash që kërkojnë një pikënisje konkrete për diskutime në klasë.
  • Prindër, organizata rinore dhe profesionistë që punojnë me të rinjtë.

Gati të shohësh një histori nga brenda?

Gati të shohësh një histori nga brenda?

Zgjidh një episod dhe përfshihu plotësisht në të, për t’u përballur me ndjesinë shtypëse. Ndoshta do të të ndihmojë ta njohësh më qartë zërin tënd të brendshëm.

Na shkruaj (anonim ose jo)

Ke një ide për episod, një histori që do të donte të ishte lojë ose thjesht feedback? Na shkruaj. Mund të mos japësh emër, nëse ndihesh më rehat.

Contact Form Demo

Qëndro në lojë

Abonohu për të marrë njoftime kur dalin episode të reja, kur testojmë skenarë të rinj ose kur organizohen evente me të rinj.

Subscription Form
Scroll to Top